Aktualitet

DOKUMENT/ Katër ditë pritje, Ministria e Arsimit publikon përgjigjet e sakta të provimit të Gjuhës Shqipe

14 Qershor 2020, 11:34 Nga DOSJA
DOKUMENT/ Katër ditë pritje, Ministria e Arsimit publikon

TIRANË- Më shumë se 35 mijë maturantë zhvilluar të enjten e kaluar provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, por përgjigjet e sakta i kanë parë vetëm sot. Një ditë pas provimit ata nisën protestat, duke u shprehur se testi kishte pyetje jashtë logjike dhe nuk i përmbaheshin programit që ata kishin bërë ne tre vite.

Për tre ditë me radhë kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit dhe kanë kërkuar rishikim të testit dhe të shpërndarjes së pikëve. Sot Ministria e Arsimit pasi u kishte bërë premtimin maturantëve, ka publikuar përgjigje e sakta. (LEXO KËTU)

Mes pyetjeve që ka gjetur përgjigje është dhe situata me Turin, e cila tashmë është komentuar nga të gjithë. Sipas ministrisë Turi ka zgjedhur të anojë në të dhjathë dhe ka rrezikuar mbytjen e varkës.

Ndërkohë pak më parë maturantët kanë mbyllur protestën e tretë. Ata janë shprehur se do të vijojnë luftën e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave që i kanë dorëzuar tek Ministria e Arsimit. Nxënësit janë shprehur se nuk do ketë bojkot të provimit të matematikës, por as protestat nuk do të ndalen. Ata thanë se tubimi nesër do të zhvillohet në orën 1, direkt pas provimit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pergjigjet e provimit protesta e maturanteve pergjigjet e provimit protesta e maturanteve

Sondazh

Poll