Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, digjen brenda banesë burrë e grua. Nisen me urgjencë drejt spitalit në Tiranë

14 Qershor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit, digjen brenda banesë burrë e grua.

TIRANË– Një banesë ka marrë flakë në Vlorë. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja, ku ka shpërthyer një bombol gazi.

Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije se nga shpërthimi kanë pësuar djegia në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe. Ata janë dërguar menjëherë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore.

“Në fshatin Panaja, Vlorë, si pasojë e flakëve të shkaktuara nga bombola e gazit, kanë pësuar djegie në banesën e tyre shtetasit L.S., 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij M.S., 49 vjeçe. Si pasojë M.S ndodhet në Spitalin e Vlorës ndërsa shtetasi L.S është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore”, shprehet Policia.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia vlore shperthen bombola e gazit policia vlore shperthen bombola e gazit

Sondazh

Poll