Aktualitet

Zv.ministrja Guga çelësi i zgjidhjes së problemit të maturantëve? Zyrtari i PD: Nina takoi nxënësit, të mbahesh mend pë

14 Qershor 2020, 12:52 Nga DOSJA
Zv.ministrja Guga çelësi i zgjidhjes së problemit të

TIRANË- Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, i cili njihet për afërsinë e tij me Partinë Demokratike ka reaguar sot për debatin lidhur me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, që ka sjellë disa protesta të studentëve. Në një reagim në mediat sociale, Mehmeti shkruan se zv.ministrja Nina Guga duhet të presë maturantët dhe të diskutojë me ta. Ai shton se Guga duhet të takohet me maturantët që të mbahet mend për mirë, siç njihet për periudhën e saj kur ka qenë mësuese dhe drejtoreshë.

Nina hiqe petkun e zv. Ministres! Po ju drejtohem me emer, pasi njihemi prej vitesh bashke. Ke qene drejtoreshe e mire. Kthehu ne rolin tend, merri maturantet ne zyre, jepu nje shishe uje dhe sqaroi per Turin e gjithe dilemat qe kane. Beje Nina, qe te mbahesh mend per nje gje te mire, ne gjithe ate maskarrallek qe ka mbuluar MASR. Beje Nina, si nene mesuese, drejtuese e shkolles. Nese nuk e ben, atehere je njelloj si ata madje edhe me keq se ata. Besa do te iki ne Kosove dhe do te shijoj leket e marra pa mund ne dheun ame, ndersa ti do dalesh ne rruge dhe do perballesh me ata maturante qe sot i sheh nga dritarja e zyres tende te fresket”, shkruan Ndriçim Mehmeti.

Por pas reagimit të Mehmetit shumë qytetarë kanë shprehur mbështetjen dhe thonë se zv-ministrja Nina Guga është ndryshe nga të tjerat. “Zysh Nina eshte nje njeri i nderuar dhe me dinjitet te padiskutueshem profesional, jam i sigurte qe brenda saj ajo e mendon kete”, shkruan një komentues. Ndëkohë një tjetër thotë se zv-ministren, Nina Guga e njeh nga afër dhe thur elozhe për të.

“Ninen e njoh nga afer! Me te kam zhvilluar kursin per TRAJNERE NE EDUKIM, kam respekt per gjithcka ajo ofron si njeri dhe si kapacitet intelektual! Shpresoj qe vertete mencuria dhe njerzilleku i saj do te sherbeje si katalizator per te zgjidhur gjithcka ne favor te maturanteve! U befte me e mira profesor! Mendoj se ky problem i agravuar ne vite vetem sa arriti kulmin me kete mature qe mbeti ne doren e TURI-t!

Te gjithe ne, si mesuese e specialiste arsimi kemi faj qe e lame ne heshtje vit pas viti kete problematike shqetesuese! Vit pas viti gjuha shqipe behej makth per maturantet tane! Duhet te na vinte keq kur ato shkonin e akoma shkojne me te relaksuar ne provimin e anglishtes sesa ne provimin e gjuhes se memes! Megjitheate…Me mire vone se kurre! U befte me e mira!”, shkruan Albana Tare.

Por edhe qytetarë të tjerë, miq të Mehmetit në Facebook, shprehin sipmatinë për Gugën dhe shprehen se ajo ka qenë një mësuese e zonja para se të merrte postin e rëndësishëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shetetërore 2020 ndriçim mehmeti nina guga protesta e maturanteve matura shetetërore 2020 ndriçim mehmeti nina guga protesta e maturanteve

Sondazh

Poll