Aktualitet

“Nuk është gjithçka tek rastet e reja”, mjeku Alimehmeti: Ka ardhur koha për testime serologjike në masë

14 Qershor 2020, 12:37 Nga DOSJA
“Nuk është gjithçka tek rastet e reja”, mjeku

TIRANË– Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një lidhje direkte me ‘News 24’, Alimehmeti u shpreh se rritja e numrave është shumë shqetësuese.

Nuk mund ta mohojmë faktin se po infektohen më shumë raste. Por numri i rasteve të reja nuk do të thotë çdo gjë. Duhet të kemi parasysh se e rëndësishme është mospërmbytja e sistemit shëndetësor. Pra, vëmendja është aty, të mos kemi fluks të madh në spitale”, tha ai.

Më tej u shtoi se tani ka ardhur koha për testime serologjike në masë, në mënyrë që të kuptohet se si dhe sa është përhapur virusi në vend. “Kështu flasim në errësirë dhe nuk e dimë asnjëherë rezultatin real”, shtoi ai.

Reagimi vjen në një kohë kur në vendin tonë është shënuar rekord i ri me numrin e të infektuarve përgjatë 24 orëve që nga nisja e pandemisë së COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave, ka bërë me dije se sot janë konfirmuar 57 raste të prekur me COVID-19. Sot janë kryer 362. Kruja ka sot numrin më të lartë të rasteve ditore, pasi janë zbuluar 22 raste, ku 16 prej tyre lidhen me aktivitete biznesi dhe kontakte të tyre. Në total numri i rasteve aktive është 441 dhe i të prekurve që nga nisja e pandemisë 1521.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll