Aktualitet

Maturantët mbyllin protestën e tretë: S’bojkotojmë. Ministria publikon përgjigjet e testit: Do rishikohen pikët

14 Qershor 2020, 05:58 Nga DOSJA
Maturantët mbyllin protestën e tretë: S’bojkotojmë.

TIRANË- Maturanët e Tiranës, por dhe nga qytete të tjera për gati dy orë kanë zhvilluar protestën e tretë para Ministrisë së Arsimit. Ata kanë protestuar  sërish në “Rrugën e Durrësit” para godinës së Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që të plotësoheshin të gjitha kërkesat e tyre. 

Në përfundim të kërkesës së tyre ata janë shprehur se do të vijojnë sërish nesër me tubim dhe nuk do të bojkotojnë provimet. Ndërkohë gjatë protestës Ministria e Arsimit ka bërë me dije se sot do të publikohet përgjigjet e testit dhe do organizohet një takim me të gjithë për të diskutuar cilësinë e pyejteve.

Po ashtu nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore është bërë një tjetër lëshim, pasi është premtuar që do ketë rishpërndarje të pikëve. Sot janë publikuar dhe përgjigjet e sakta të testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, pas shumë kërkesash nga maturantët. (LEXO KËTU)

Gjithashtu edhe ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dalë në një deklaratë për shtyp ku edhe u shpreh se debati ishte i dobishëm por nëse bëhej nga ekspertët dhe jo nga politika. Më tej, ajo shtoi se protesta ishte politizuar dhe se madje kishte dalluar në mes të të rinjve, edhe studentë që ishin pjesë e strukturave të partive opozitare.

Dje maturanët zhvilluan tubimin e radhës dhe disa nxënës u futën në ambjentet e Ministrisë së Arsimit për të dorëzuar një aktkonstatim prej 10 pikash të hartuar prej tyre dhe ekspertë të fushës. Një ditë më parë në protestë u bashkuar dhe maturantët në Shkodër, të cilët u shprehën të gatshëm të bojkotojnë provimin e radhës të maturës nëse Ministria nuk tërhiqet për të plotësuar kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër Ministria e Arsimit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore janë shprehur se testet e tjera do të jenë në jo më 2 orë, por 2 orë e 30 minuta dhe do shihet mundësia e rishpërndarjes së pikëve. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet matura shetetërore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve matura shetetërore 2020 ministria e arsimit protesta e maturanteve

Sondazh

Poll