Aktualitet

Kontrolle në Krujë e Fier, policia gjen drogë në oborrin e disa banesave. Arreston dy persona, një shpallet në kërkim

14 Qershor 2020, 11:17 Nga DOSJA
Kontrolle në Krujë e Fier, policia gjen drogë në oborrin e

SHQIPËRI- Policia e Shtetit ka vijuar sot kontrolle në qytete të ndryshme, ku ka zbuluar disa parcela me kanabis. Në një reagim në mediat sociale bëhet me dije se në Fier, në oborrin e një banesë është zbuluar se mbillej drogë. Në përfundim të operacionit në pranga ka rënë shtetasi R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç.

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, shpallet në kërkim i biri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Ndermënas, të parandalojnë dhe të godasin një tjetër tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në oborrin e banesës së shtetasit R. S, u gjetën dhe u sekuestruan disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 53 vjeç, dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Ndermënas, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike’”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë kontrolle janë zhvilluar në Krujë, ku është zbuluar se dy qytetarë mbillnin kanabis në banesat e tyre. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasen F. Z. dhe proceduan penalisht shtetasen H. C., të dyja banuese në fshatin Larushk, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth dhe në oborr, iu gjetën të kultivuar disa fidanë të dyshuar si cannabis sativa”, shkruan më tej Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droga ne shqiperi mbledhja e droges droga ne shqiperi mbledhja e droges

Sondazh

Poll