Aktualitet

151 kg marijuanë e fshehur në furgon, arrestohet shkodrani dhe dy malazezë (EMRAT+VD)

2 Prill 2019, 06:54 Nga DOSJA
151 kg marijuanë e fshehur në furgon, arrestohet shkodrani dhe dy

SHKODËR– Tre persona kanë rënë në prangat e policisë teksa tentonin që të kalonin 151 kg kanabis drejt Malit të Zi.

Dy prej të arrestuarve janë shtetas malazez, ndërsa tjetri është banues në Shkodër. Policia nuk i ka publikuar emrat e tyre por vetëm inicialet. Ata janë: Kristjan Pali, 25 vjeç, banues në Shkodër; Radovan Bulajic, 42 vjeç, banues në Danilograd dhe Marko Rasovic, 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi.

Sasia e drogës ishte fshehur në brendësi të një furgoni tip “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet doganës PKK të Hanit të Hotit nga 42-vjeçari.

Droga ishte e ndarë në 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre marijuanë. Përveç drogës në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan edhe 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “BARDHAJ”.

Goditet një tjetër tentativë për trafik të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 151 kg marijuanë dhe dy automjete.

Arrestohen ne flagrancë 3 shtetas.

Nga Strukturat e DVP Shkodër, mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore, pasi janë grumbulluar informacione në lidhje me një grup kriminal që ka lidhje me organizimin, financimin dhe transportin me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike drejt Malit të Zi, u finalizua me sukses operacioni policor “Bardhaj”, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. P., 25 vjeç, banues në Shkodër

R. B., 42 vjeç, banues në Danilograd, Mali i Zi.

M. R., 36 vjeç, banues në Nikshiq, Mali i Zi

Kapja dhe arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi nga kontrolli në brendësi të mjetit tip furgon “Volkswagen” me targa malazeze, i cili ishte futur në Shqipëri nëpërmjet PKK të Hanit të Hotit nga shtetasi R.B, u konstatuan 25 paketime polisteroli, 13 nga të cilat kishin brenda tyre lëndë narkotike të dyshuar “marijuanë” me peshë totale 151 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 automjete, 5 telefona celularë, 1 palë dylbi dhe një sasi eurosh.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, vepra këto të parashikuara nga nenet 283/a/2, 22 dhe 283/2 të Kodit Penal.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet hani i hotit kanabis nga mali i zi shkoder hani i hotit kanabis nga mali i zi shkoder

Sondazh

Poll