Aktualitet

Trafikonin mina me telekomandë dhe drogë, arrestohen dy lezhjanët, një tjetër në kërkim (VD)

2 Prill 2019, 07:32 Nga DOSJA
Trafikonin mina me telekomandë dhe drogë, arrestohen dy

Lezhë- Në prangat e policisë së Lezhës kanë rënë 2 persona si dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi trafikonin mina me telekomandë.  Nga policia janë arrestuar dy persona, A.L. 23 vjeç dhe A. E. 21 vjeçe, banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim E.E, 27 vjeç, i dënuar më parë. Dy të arrestuarit i kishin fshehur minat dhe sasinë e drogës në çanta e tyre.

Po kështu janë sekuestruar 3 mina me telekomandë dhe 2.3 kilogramë drogë e llojit hashash. 

Njoftimi i Policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të minave me telekomandë. 

Finalizohet operacioni “The long way”, i ndjekur me metoda proaktive. Sekuestrohen 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë. 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe  1 telefon celular.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe 1 tjetër shpallet në kerkim.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur përpara përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar, të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar “The long way”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të minave me telekomandë.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A.L. 23 vjeç, banues në Vlorë.
– A. E. 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.E., 27 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë).

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve plasëse” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 282/a/2 dhe 283/2 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 27 vjeç 3.2 kg drogë lezhë arrestohe a.l. 23 vjeç dhe a. e. 21 vjeçe në kërkim e.e trafikonin mina me telekomandë 27 vjeç 3.2 kg drogë lezhë arrestohe a.l. 23 vjeç dhe a. e. 21 vjeçe në kërkim e.e trafikonin mina me telekomandë

Sondazh

Poll