Aktualitet

I vunë flakën mobilerisë në Nikël, pranga dy personave

2 Prill 2019, 06:38 Nga DOSJA
I vunë flakën mobilerisë në Nikël, pranga dy personave

KRUJË-  Dy personat, të cilët i vunë flakën mobilierisë në Nikël kanë përfunduar në pranga.

Të arrestuarit janë: A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, të dy banues në Tapizë, Krujë. Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të 55-vjeçarit me iniciale B. D.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 26-vjeçarit është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, ku në Nikel të Krujës, u përfshi nga flaket një mobilieri. Falë reagimit profesional dhe në kohë të shërbimeve të Policisë së Krujës, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 26 vjeç dhe N. M., 58 vjeç, banues në Tapizë, Krujë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, për motive të dobëta në bashkëpunim me njëri tjetrin, në orën 02:50, të datës 1 prill në Tapizë, i kanë vënë zjarrin mobilierisë në pronësi të shtetasit B. D.,55 vjeç, banues në Tapizë.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit të arrestuar N. M., është gjetur një armë zjarri “pushkë”, model 56, pa lejen përkatëse, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar në nenet 151/2, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet mobileria ne nikel kruje digjet mobileria ne nikel kruje

Sondazh

Poll