Sport

Milani më në fund gjen një mbrojtës të djathtë, Maldini fitoi garën me Bayernin

13 Qershor 2020, 15:51 Nga DOSJA
Milani më në fund gjen një mbrojtës të djathtë,

Milani hedh sytë nga Franca. Klubi italian ka piketuar një mbrojtës krahu të talentuar, i cili quhet Pierre Kalulu. 20-vjeçari luan në krahun e djathtë, por mund të luajë edhe në qendër.

Francezi ka dalë nga akademia e Lyon-it. Për të kanë patur interes edhe klube si Bayern dhe Tottenham, por “L’Equipe”, por lojtari e ka bërë zgjedhjen e tij.

Lyon ka tentuar të rinovojë me të dhe ta mbajë, por nuk ka mundur. Duke pasur parasysh se në rolin e tij luajnë edhe Dubois, Rafael e Tete, Kalulu vendosi të provojë veten diku tjetër.

Ai është bindur sidomos pas një bisede të gjatë me menaxherin e “Djallit”, Paolo Maldini.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern kalulu maldini bayern kalulu maldini

Sondazh

Poll