Aktualitet

Problematikat me testin e Gjuhë-Letërsisë, maturantët dorëzojnë draftin me 10 pika dhe qëllojnë me vezë Ministrinë e A

13 Qershor 2020, 09:51 Nga DOSJA
Problematikat me testin e Gjuhë-Letërsisë, maturantët

Tiranë- Maturantët kanë vijuar edhe sot protestën e nisur një ditë më parë, për testin e Gjuhë-Letërsisë. Dhjetëra janë duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, e shumë të tjerë në Fier. Maturantët kanë përgatitur edhe një draft me 10 pika, me shkeljet e pretenduara në provimin e Gjuhë-Letërsisë. Sipas tyre, përmbajtja e testit nuk korrespondonte me kohën e vënë në dispozicion, ndërsa pretendojnë se pyetjet ishin jashtë programit mësimor. Njëkohësisht maturantët kanë ngritur pretendime, se niveli i testit ishte mbi mesataren dhe jo mesatar, ashtu siç u ishte premtuar.

Një përfaqësi maturantësh u fut brenda godinës së Ministrisë së Arsimit, ku dorëzoi edhe draftin me problematikat e konstatuara prej tyre. Edhe gjatë ditës së sotme u qëllua me vezë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit.

Maturantët reaguan edhe për deklaratën e djeshme të ministres Besa Shanini, ku theksuan se kjo e fundit nuk do as që t’i takojë. Sakaq, ata thanë se ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të hyjnë në provimin e së hënës.

“Ne kërkojmë të drejtën tonë. Kërkojmë rivlerësim të restit. Dil në bulevard Shahini. Shkolla është e jona, jo biznes privat”, tha një maturant.

Ndërsa një tjetër u shpreh: “Deklaratat e djeshme të ministres ishin të turpshme. Ajo nuk ka çfarë të thotë pastaj u shpreh ashtu. Testi ishte absurd. Ne kemi kërkuar takim me ministren, por nuk na ka takuar. Nuk e dimë ende nëse do të futemi në provimin e së hënës. Po ecim me hapa të shkurta. Ne nuk jemi anëtar partie. Nuk kemi bërë thirrje partiake. Ne kemi jemi studentët elitë””. 

Maturantët kërkojnë ripërsëritjen e provimit, uljen e pikëve për futjen në Universitet, ose uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë. Kërkesave të tyre iu përgjigj dje drejtoresha e QSHA, e cila u shpreh se nuk do të ketë rivlerësim të testit, pasi nga ana shkencore hartimi i pyetjeve ishte në rregull.

Ditën e djeshme, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini tha se nuk ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”. Ajo shtoi se provimet kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh dhe ajo i beson Qendrës së Shërbimeve Arsimore, institucion i cili ka thënë se këtë vit provimet ishin më të lehta se kurdoherë më parë.

J.V/G.Sh./Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drafti i maturanteve maturantet ne proteste drafti i maturanteve maturantet ne proteste

Sondazh

Poll