Aktualitet

Shahini reagon për protestën e maturantëve: S’besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”

Më tej ajo shkruan se QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri.
Featured image of article: Shahini reagon për protestën e maturantëve: S’besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira” Besa Shahini, ministrie e Arsimit

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini, ka reaguar për protestën e maturëntëve që po zhvillohet poshtë zyrës së saj dhe shprehet se e ka ndjekur me keqardhje. Në një reagim në mediat sociale, Shahini shkruan se nuk beson se të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”.

Më tej ajo shton se provimet kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh dhe ajo i beson Qendrës së Shërbimeve Arsimore, institucion i cili ka thënë se këtë vit provimet ishin më të lehta se kurdoherë më parë. Më tej ajo shkruan se QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Po ashtu ministrja bën me dije se do të kallëzojnë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. 

REAGIMI I PLOTË

Ndoqa me keqardhje protestën pranë ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nuk besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”! Megjithatë, keqardhja për nxënësit “protestues” më vjen bashkë me revoltën ndaj nxitësve të tyre! Fatkeqësisht, nxitësit janë publikisht të afishuar dhe nuk janë zëdhënës opinionesh dosido. Ata janë opozita politike e vendit! Që është një absurditet unik: opozita nxit dhe mbështet protestë kundër testeve kombëtare!!! Opozita stimulon “lehtësimin” e dhënies së notave për nxënësit!!! Po mbase këtu s’ka asgjë të re, përderisa kjo opozitë ishte dje qeveria e notave fallco, diplomave fallco, universiteteve fallco, provimeve fallco, promovimeve fallco…🤦🏻‍♀️

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Provimet Kombëtare hartohen nga ekspertë provimesh. Unë i besoj Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) kur thotë se sivjet provimet janë më të lehta se kurdoherë më parë sepse ndodhin pas një gjendjeje të jashtëzakonshme dhe prandaj janë konceptuar vetëm me alternativa – PA TEMAT që janë zhvilluar në kushte shtëpie. Dhe kjo, vërtetohet lehtësisht në fund, kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA BËN RISHPËRNDARJE TË PESHËS SË PIKËVE PËR ÇDO NOTË. Por, këto çështje teknike s’kanë as lidhje e as vend për debate politike dhe jo më për protesta opozitare.

QSHA ka adresuar kërkesat në lidhje me provimet e maturës që ishin protokolluar në Ministri. Ndërkohë, ne do të kallëzojmë çdo shpifje që opozita ka publikuar në lidhje me maturën sivjet. Besoj se edhe kjo do të shërbejë në edukimin e të rinjve, duke nisur nga të rinjtë e forumeve politike, për të mësuar se shpifja është gënjeshtër e dënueshme me ligj e jo liri fjale për çfarëdo kundërshtie qytetare apo opozitare.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(A.B. Dosja.al)

3 Komente në “Shahini reagon për protestën e maturantëve: S’besoj të ketë ndodhur ndokund tjetër që nxënësit të protestojnë për “provimet e vështira”

  1. Keta nuk duan shkolle.Ku ka ndodh qe opozita te ngrihet kunder provimeve te matures.Enveri ka thene :SI ESHTE RINIA SOT DO JETE ATDHEU NESER

  2. Nuk besoj se ndodh ne ndonje vend ne Toke qe Te behet ministre nje si kjo qe as ne vendin e vet nuk ia var njeri. Kjo eshte Shqiperia ‘e dashur’ ministre…

  3. I genjeva i cik

Shto Koment