Aktualitet

Përplasje në Velipojë/ FNSH e Shqiponjat largojnë forcërisht biznesmenët, IKMT prish 24 objekte

13 Qershor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Përplasje në Velipojë/ FNSH e Shqiponjat largojnë

Velipojë- IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shembur 24 objekte në vijën brengdetare të Velipojës. Aksioni është shoqëruar me përplasje, pasi banorët kanë kundërshtuar shembjen e ndërtesave. Biznesmenët janë larguar me forcë nga Polica e Shtetit dhe IKMT ka vijuar punën për shembjen e godinave.  Ndëkohë, kanë nisur hetimet për 6 pronarë biznesesh që kundërshtuan shembjen e objekteve.

Njoftimi i policisë:

Velipoje, shemben 24 objekte pa leje ne vijën bregdetare. Procedohen 6 persona, për kundërshtim të forcave të rendit. IKMT, mbështetur nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës. Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin. Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej.

Policia e Shtetit u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë. Në këto kushte shërbimet e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë larguan forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojes.

Strukturat e Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale dhe materialet u refruan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të 6 shtetasve, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditë e fundit, bizensemenë e pronarë kundërshtuan vendimin e prishjes së bizneseve të tyre. Aksioni vazhdoi pavrarësisht rezistencës së banorëve. Ndërkohë,  Voltana Ademi i dërgoi një letër Edi Ramës  ku u shpreh se pati shumë shkelje dhe u anashkalua pushteti vendor.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet ikmt aksion në bregdet

Sondazh

Poll