Aktualitet

I bëri lëmsh gjithë maturantët, zbardhet dilema e “Turit”

13 Qershor 2020, 09:33 Nga DOSJA
I bëri lëmsh gjithë maturantët, zbardhet dilema e

TIRANË -Pyetja në testin e Gjuhë-Letërsisë, se çfarë bëri Turi ishte një nga dilemat më të mëdha të maturantëve. Këtyre të fundit u kërkohej të zgjidhnin një nga katër alternativat e dhëna, për të gjetur vijueshmërinë e një teksti. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi,gjatë një interviste në “A2”, zbuloi se përgjigja e saktë është alternativa D.

Maturantët u ngritën në protestë ditën e djeshme, para Minsitrisë së Arsimit. Ata kërkuan ripërsëritjen e provimit, pasi sipas tyre pyetjet ishin subjektive dhe niveli i testit ishte mbi mesataren.  Njëkohësisht maturantët kërkuan uljen e pikëve për futjen në Universitet dhe uljen e peshës së provimit të Gjuhë-Letërsisë në llogaritjen e pikëve.

Ndërkohë, drejtoresha e QSHA, Rezana Vrapi, në një komunikim për mediat ditën e djeshme, bëri me dije, se nuk do të ketë rivlerësim, ndërsa hodhi poshtë pretendimet e maturantëve, duke thënë se hartimi i testit nuk kishte probleme nga ana shkencore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e maturanteve pyetja me turin rezana vrapi protesta e maturanteve pyetja me turin rezana vrapi

Sondazh

Poll