Aktualitet

Bllokohen 150 qytetarë në Portin e Durrësit, kanë prerë biletat por nuk lejohen të udhëtojnë drejt Italisë

12 Qershor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Bllokohen 150 qytetarë në Portin e Durrësit, kanë prerë

DURRËS– Mbi 150 qytetarë që jetojnë në Itali janë bllokuar sot në Portin e Durrësit. Sipas informacioneve mësohet se në post kanë mbërritur dhe policë italianë dhe nuk lejojnë asnjë person që të niset drejt vendit të tyre.

Ata thonë se nuk mund të futen qytetarë nga vende të huaja në Itali, pa marrë rekomandim nga ambasada italiane, pavarësisht se kanë prerë biletën për udhëtimin. Sipas Faxweb, mësohet se të gjithë qytetarët që kërkojnë të ikin në Itali, janë rezidentë atje dhe kanë prerë biletat, por nuk lejohen të kalojnë në destinacionin e tyre.

Qytetarët ankohen pasi kanë prerë biletat e udhëtimit, janë shumë familjarë, rreth 150 familjarë që presin të nisen pavarësisht se kanë prerë biletat. Më tej shtohet se shkak për krijimin e kësaj situate janë bërë mosmarrëveshjet mes palës shqiptare dhe asaj italiane.

Problemi në Portin e Durrësit ka lindur pasi Italia nuk ka hapur ende kufijtë, pasi është një vend i Bashkimit Evropian dhe unioni ka vendosur që si një masë kundër COVID-19 të mos pranoj qytetarë të tjerë deri në 30 qershor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen qytetaret ne durres porti i durresit bllokohen qytetaret ne durres porti i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 17:03

TIRANË– Motra e Hekuran Billës, personi i fundit që ia dëgjoi zërin para ekzekutimit, ka zbërthyer telefonatën që patën mbrëmjen e kaluar. Përballë g...