Bota

Vonesa për masat kundër koronavirusit/ Prokuroria italiane merr në pyetje Giuseppe Conte-n, kryeministri: Dhashë sqarimet e

13 Qershor 2020, 07:05 Nga DOSJA
Vonesa për masat kundër koronavirusit/ Prokuroria italiane merr

Itali- Drejtësia italiane ka nisur hetime ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të emergjencës shëndetësore gjatë kohës së pandemisë. Prokuroria e Bergamos për 3 orë mori në pyetje kryeministrin, Giuseppe Conte, lidhur me mospërcaktimin si zona të kuqe të Nembros dhe Alzano Lombardos.

Pas marrjes së pyetje, Conte tha për mediet se i informoi prokurorët për të gjitha vendimet e tij, të cilat janë marrë në bazë të këshillave të shkencëtarëve dhe ekspertëve të fushës.

“Unë kam rindërtuar dhe sqaruar të gjitha problemet e kësaj çështjeje, deri në detajet më të vogla. Dhe unë sqarova mirë se si qeveria vendosi një masë shumë më drastike sesa mbyllja e një zone të kufizuar, siç është ajo e Alzano dhe Nembro”, tha ai.

Ndërsa, prokurorja Maria Cristina Rota deklaroi se: “Sot dëgjuam personat përgjegjës të siturës, kryeministrin Giuseppe Conte, ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Brendshëm. Seanca dëgjimore u mbajt në një atmosferë të ngrohtë dhe pati një bashkëpunim maksimal institucional. Iu jam mirënjohës për deklaratat e marra dhe ne do të përfundojmë punën tone”.

Përfshirja e Conte në hetime erdhi pasi një grup qytetarësh u ankuan për vdekjen e të afërmve të tyre. Nga ana tjetër, mjekët kanë deklaruar se vonesa me dy javë, për vendosjen e masave izoluese në Alzano dhe Nembro bëri virusi të përhapet në provincën Bergamo, ku në mars pati 571 për qind më shumë vdekje sesa mesatarja e pesë viteve të fundit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll