Bota

I mori jetën në mënyrë barbare Floyd-it, ish-polici mund të marrë mbi 1 milion dollarë pension, pavarësisht nëse dënoh

12 Qershor 2020, 18:03 Nga DOSJA
I mori jetën në mënyrë barbare Floyd-it, ish-polici mund

SHBA- Ish-oficeri i policisë Derek Chauvin, i cili vrau afro- amerikanin George Floyd , mund të marrë më shumë se 1 milion dollarë në benefite pensioni, edhe nëse dënohet me burg.

44-vjeçari po përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë duke qenë se vuri gjurin e tij mbi qafën e Floyd dhe e mbajti për 8 minuta e 46 sekonda edhe pse 46-vjeçari i lutej që ta lëshonte sepse nuk mund të merrte frymë.

Sipas mediave ndërkombëtare është raportuar se edhe nëse Chauvin do të dënohet me burg për vrasje, ai ka të drejtë të marrë paratë e pensionit  pas moshës 50-vjeçare dhe shuma që ai mund të marrë gjatë vitit do të jetë 50,000 dollarë

Disa shtete në SHBA kanë ligje që nuk i lejojnë punonjësit publikë që të marrin para nëse dënohen për krime të rënda, por Minnesota nuk është një prej tyre.

Burimi: CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll