Bota

Nisma e re në Kosovë, nis trajnimi mbi strategjinë e lexim-kuptimit

12 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA

KOSOVË- The Library Project – Kosova ka nisur sot tranimin mbi stratëgjinë e lexim-kuptimit. Në një njoftim në mediat sociale, bëhet me dije se trajnimi rreth strategjive të kuptimit të leximit është zhvilluar sot me 20 mësimdhënës nga komuna të ndryshme në Kosovë, të cilët më pas do të trajnojnë kolegët e tyre për aplikimin e këtyre strategjive në klasat përkatëse. Përkthimin gjatë trajnimit e bëri Entela Tabaku, përkthyese e librave për fëmijë dhe ligjeruese ne Universitetin e Uppsalas.

NJOFTIMI I PLOTË

Trajnimi i trajnerëve mbi strategjitë e lexim-kuptimit (Dita I). Sot filloi trajnimi rreth strategjive të kuptimit të leximit për 20 mësimdhënës nga komuna të ndryshme në Kosovë, të cilët më pas do të trajnojnë kolegët e tyre për aplikimin e këtyre strategjive në klasat përkatëse. Trajnimi u mbajt nga Ulrika Ëendeus autore e Udhëzuesit për Mësuesit me strategjitë e të kuptuarit të leximit. Përkthimin gjatë trajnimit e bëri Entela Tabaku, përkthyese e librave për fëmijë dhe ligjeruese ne Universitetin e Uppsalas.

Kjo është hera e dytë që bëjmë trajnime të mësuesve në Kosovë. Edhe sot si atehere ishte shumë frymëzuese për ne të dëgjonim histori nga mësuesit pjesëmarrës dhe menzi presim që të krijojmë një rrjet mësuesish që do të bëhen modele të strategjive të kuptuarit të leximit. Jemi të lumtur që do të vazhdojmë të zbatojmë leximin edhe në 20 shkolla të reja këtë vjeshtë. Këtë herë ne po e bëjmë këtë së bashku me @ojq.etea dhe po bëhemi pjesë e projektit të vazhdueshem CDBE të GIZit në këto shkolla.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora the library project – kosova the library project – kosova

Sondazh

Poll