Bota

“Kumbarja e kokainës”, njihuni me gruan që vrau 3 burra dhe urdhëroi ekzkutimin e 250 personave. Historia e saj kthehet n

12 Qershor 2020, 20:19 Nga DOSJA
“Kumbarja e kokainës”, njihuni me gruan që vrau 3 burra

NEW YORK- Gruaja kolumbiane  Griselda Blanco e quajtur si “Kumbarja e kokainës” dhe “Vejusha e zezë” ka vrarë 3 burrat e saj dhe mendohet se  dhe ka lidhje me rreth 250 vrasje.

Ajo ishte vetëm 11 vjeç kur kreu vrasjen e parë, që ishte një fëmijë tjetër, dhe që nga ajo ditë vijoi me bëmat makabre që e kanë futur mes bosëve të drogës më të mëdhenjë në histori. Gruaja kolumbiane ndërtoi një perandori droge që u shtri nga Medellin në Majemi dhe Nju Jork.

Nëna e 4 fëmijëve njihet edhe për orgjitë e saj, ku detyronte nën kërcënimin e armës burra dhe gra që të bënin seks. Në botën e krimit, Blanco ka qenë e para që vendosi vrasësit mbrapa në motor, në mënyrë që të mbushnin me plumba objektivin dhe të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja. Një taktikë e tillë u kopjua me shpejtësi nga kriminelët në të gjithë botën.

Gjithashtu, ajo ishte e para që kuptoi se femrat ishin më të mira sesa meshkujt për të futur drogën kontrabandë, pasi policia ishte më pak e prirur për t’i ndaluar ato për kontroll. Ajo krijoi një ushtri femrash kontrabandiste, me shumë xhepa në të brendshmet e tyre, për të kaluar sa më shumë drogë në një rrugë.

Sot, 8 vite pasi armiqtë e saj e vranë në një atentat kur po bënte pazar, historia e saj do të bëhet film dhe rolin e Griselda Blanco do ta interpretojë Jennifer Lopez.

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, e cila kohët e fundit ka luajtur rolin e një striptisteje që grabiste klientët e pasur që punonin në Ëall Street, mendohet se do të jetë edhe regjisorja e këtij filmi, pasi është shprehur e mahnitur nga historia e Mbretëreshës së drogës.

Burimi: DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota griselda blanco griselda blanco

Sondazh

Poll