Bota

Covid-19/ Ndërpritet mësimi në Kosovë, Ministria e Arsimit: Nuk u rrespektuan rregullat

12 Qershor 2020, 21:01 Nga DOSJA
Covid-19/ Ndërpritet mësimi në Kosovë, Ministria e Arsimit:

KOSOVË– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë ka vendosur ditën e sotme të ndërpresë mësimin plotësues  për klasat e nënta kjo pasi nuk janë zbatuar rregullat për t’u mbrojtur nga koroanvirusi. Ky vendim ka ardhur pasi në Kosovë po rritet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe sipas ministrisë shkollat do të mbyllen për të mbrojtur nxënësit dhe stafin mësimor.

 “Edhe përkundër përgatitjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe ndihmës që kanë dhënë drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, prindërit dhe institucionet e tjera, informatat nga terreni na kanë treguar se masat mbrojtëse nuk janë duke u respektuar sa duhet. Me qëllim të mbrojtjes së nxënësve, stafit mësimor dhe të gjithë qytetarëve, kemi vendosur që mësimi plotësues për klasët e nënta në javën e dytë të ndërpritet deri në masat e tjera. Pamë se situata është shumë shqetësuese dhe virusi është prezent në Kosovë”, tha ministri i MASHTI-t, Ramë Likaj, në një konferencë për media.

Më 8 qershor, në Kosovë nisi mësimi plotësues për këto klasë pas disa muajsh ndërprerjeje për shkak të pandemisë së koronavirusit  me qëllim që nxënësit të përgatiteshin për testin e arritshmërisë. Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej janë  1,384 raste me koronavirus, prej të cilave 921 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove ramë likaj koronavirusi ne kosove ramë likaj

Sondazh

Poll