Bota

‘Zonja e Parë’ e Ukrainës rezulton pozitive me COVID-19, testohen urgjentisht presidenti dhe fëmijët, reezultojn

12 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
‘Zonja e Parë’ e Ukrainës rezulton pozitive me COVID-19,

UKRAINË– Bashkëshortja e presidentit të Ukrainës Olena Zelenska, ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Këtë e ka bërë me dije zyra e shtypit të presidencës ukrainase, duke thënë se ajo nuk ka shfaqur simptoma dhe është në gjendje të mirë shëndetësore por megjithatë ajo po rri e izoluar larg fëmijëve dhe presidentit.

Ndërkohë, Presidenti dhe fëmijët u testuan por që fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Ukraina aktualisht ka mbi 29,700 raste  pozitive me koronavirus.

Kujtojmë se ditën e djeshme presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ishte gjobitur për shkak se kishte shkelur rregullat e karantinës pasi ai kishte dalë në kafe me shokët duke mos respektuar rregullat e distancimit social. Vetë presidenti ka thënë se do donte të infektohet për që kjo nuk ka ndodhur.

Megjithëse ende nuk dihet se nga është infektuar bashkëshortja e tij pasi ky i fundit ka rezultuar negativ.

Burimi: .indiatvnews.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota olena zelenska olena zelenska

Sondazh

Poll