Bota

Fejesa, tradita e arbëreshëve/ Ja se si njiheshin të rinjtë më parë

12 Qershor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Fejesa, tradita e arbëreshëve/ Ja se si njiheshin të rinjtë

Ndër traditat që kanë ruajtur arbëreshët janë edhe ato të fazave të krijimit të famlijeve, ndër të cilat me rëndësi të madhe është edhe fejesa. Në kohët e hershme, siç përshkruhet edhe në shkrimin e bashkëngjitur, fejesa bëhej nga famijet e të rinjve, pa e marrë parasysh qenësinë apo jo të ndjenjave të tyre.

Sapo djali e gjente nusen, nëpërmjet një të afërmit të tij bënte kërkesën tek familja e vajzës, e cili e ftontë ndërmjetësin në shtëpi si “ambasator” apo “mbasbaturi” me termin që përdorin arbëreshët. Kërkesa për martesë mund të refuzohej dhe kjo ndodhte përgjithësisht, ose pse prindërit e vajzës nuk e pëlqenin djalin, ose sepse nuk kishte mjaftueshëm cilësi morale, ose spepse nuk kishte shumë dëshirë të punonte. Herë të tjera ishte vetë vajza që e kundërshtonte fejesën, duke qenë e dashuruar me një tjetër pretendent sekret.

Mbas refuzimesh të tilla, i riu shfaqej poshtë dritares së vajzës dhe recitonte vjersha tradicionale, të njohura si “vjersh di sdegno” në arbërisht, me synimin për ta ndikuar që të rimendonte dhe një heë në lidhje me defektet e tij reale apo të fantazuara.
Në rastin e një përgjigjeje pohuese, i riu fillonte ta vizitonte shpesh shtëpinë e të fejuarës dhe pas një periudhe të caktuar e merrte atë në shtëpinë e prindërve të tij, për të përmbyllur ceremoninë e fejesës. Ndërsa nusja nga dita fejesës e deri në të martesës i përkushtohej përgatitjeve të dasmës dhe punimeve të dorës.

Burimi:ondalucana.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora fejesa fejesa

Sondazh

Poll