Bota

Pretendonte se shëronte njerëzit nga Covid-19 por vdes vetë, ja se si burri Indian mashtronte të tjerët

12 Qershor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Pretendonte se shëronte njerëzit nga Covid-19 por vdes vetë, ja

INDI- Pandemia e koronavirusit e cila ka mbërthyer botën ka bërë që shkencëtarët të përqendrohen tek gjetja e një vaksine  zbulimi i saj ishte mundësia e vetme për ta mposhtur. Mirëpo disa njerëz kanë pretenduar si dhe kanë nxjerrë konkluzione se virusi mund të largohet edhe natyrshëm e madje disa të tjerë  kanë thënë se mund të shërohet edhe nëpërmjet magjisë.

Kështu një burrë në Indi që pretendonte se ishte një magjistar dhe kishte forca të mbinatyrshme për të mposhtur COVID-19, ka vdekur nga kjo sëmundje madje ka infektuar dhe 20 persona që kishin shkuar për t’u kuruar tek ai. Burri nga Ratlam, puthte duart e personave që shkonin për të takuar atë, në këtë mënyrë ai besonte se koronavirusi mund të qëndronte larg tyre.

Ai mendonte se me anë të puthjes, të cilën ai e quante të magjishme, mund të shëronte personat me COVID-19. Zyrtarët e departamentit të shëndetësisë thanë se burri u infektua vetë me koronavirus më 3 qershor, ndërsa ditët e fundit ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se autoritetet kanë nisur gjurmimin e kontakteve të tij dhe deri më tani ka rezultuar se 20 persona që janë takuar me të janë mbartës të sëmundjes. Po ashtu autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos i besojnë pretendimeve të tilla dhe të respektojnë masat e thëna nga ekspertët e shëndetësisë për të frenuar përhapjen e virusit.

Burimi:theworldnews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi koronavirusi ne indi indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll