Bota

Putin bën paraqitjen e parë publike gjatë pandemisë së Covid-19, ja cila është arsyeja se pse ai ka zgjedhur ditën e sot

12 Qershor 2020, 17:17 Nga DOSJA
Putin bën paraqitjen e parë publike gjatë pandemisë së

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë paraqitjen e tij të parë publike pas mbylljes së vendit për shkak të koronavirusit. Mediat e huaja kanë bërë me dije se presidenti ka zgjedhur festën e Ditës Kombëtare të vendit për të promovuar një reformë të diskutueshme të kushtetutës që mund ta mbaj atë në detyrë deri në vitin 2036. Putin, 67 vjeç, ka mbizotëruar Rusinë për 20 vitet e fundit qoftë si president apo kryeministër.

Ndërkohë  kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë festës së së Premtes pasi mund të rrezikohen që të infektohen me koronavirus.

Ku ka qenë Presidenti Putin?

Paraqitja e tij e fundit në publik ishte në 9 maj kur mori pjesë në një ceremoni të Ditës së Fitores. Që atëherë ai kishte punuar nga jashtë Moskës. Ai mori pjesë në një ceremoni të ngritjes së flamurit në ajër të Premten në Moskën perëndimore.

Në fjalën e tij, ai u kërkoi rusëve të dilnin dhe të votonin për reformën kushtetuese në një referendum në 1 korrik, duke thënë se ai ishte i sigurt se një “shumicë absolute” e rusëve do të mbështetnin atë.

Reforma do ta lejonte atë në mënyrë efektive që të qëndronte edhe për dy mandate si president pasi mandati i tij aktual gjashtë vjeçar skadon në 2024.

Rreth 510,000 njerëz kanë testuar pozitivë për koronavirusin në Rusi, vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të rasteve pas SHBA dhe Brazilit. Rusia ka regjistruar 6.705 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi vladimir putin koronavirusi ne rusi vladimir putin

Sondazh

Poll