Bota

Covid-19 në Itali/ Regjistrohen 56 viktima dhe 163 raste të reja gjatë 24 orëve (SHIFRAT) 

12 Qershor 2020, 16:00 Nga DOSJA
Covid-19 në Itali/ Regjistrohen 56 viktima dhe 163 raste të reja

ITALI– Autoritetet e  Mbrojtjes Civile Italiane kanë njoftuar se  gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 56 viktima nga koronavirusi dhe numri në total i jetëve të humbura ka shkuar në 34 223 persona.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 163 raste të reja  dhe numri i përgjithëshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 236 305 pacientë.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1,747 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 173 085 njerëz.

Burimi:corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll