Aktualitet

Jo më me 15 qershor, Greqia ndryshon vendim: Kufiri me Shqipërinë hapet në datën 1 korrik, përjashtohen…

12 Qershor 2020, 15:41 Nga DOSJA
Jo më me 15 qershor, Greqia ndryshon vendim: Kufiri me Shqipërinë

GREQI– Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, në një konferencë për shtyp ka publikuar sot datat për hapjen e kufijëve të vendit.

Ai ka deklaruar se 7 pikat kufitare tokësore greke do të hapen më datë 1 korrik dhe jo më 15 qershor, siç edhe ishte deklaruar më parë.

Ky vendim vlen për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që fluturimi që është planifikuar për në datën 15 qershor Tiranë-Athinë nuk do të anulohet pasi bllokimi është bërë vetëm për turistët. Personat që kanë leje qëndrimi nuk bëjnë pjesë në këtë vendim dhe do të lejohen të kalojnë.

Ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Hollanda do të hiqet më 15 qershor. Shqipëria dhe Shkupi janë të hapura vetëm për udhëtarët me qëllime specifike. Nga Aeroporti i Selanikut, të gjitha fluturimet lejohen, përveç Italisë, Spanjës, Hollandës, Britanisë, Turqisë, Shqipërisë dhe Shkupit. Kalimi i kufirit nga Turqia, Shqipëria, Shqipëria dhe Shkupi nuk do të lejohet më 15 qershor ashtu siç u lajmëruar më parë,”-u tha në deklaratën e ministrit.

Vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur që të mos i hapin kufijtë për vendet e Ballkanit më 15 qershor ashtu siç edhe u vendos nga Këshilli i Europës. Data u shty deri në 1 korrik.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kufiri me greqine koronavirusi ne shqiperi kufiri me greqine

Sondazh

Poll