Aktualitet

Vijon përhapja e COVID-19, zbulohet një rast i ri që dyshohet se është infektuar në QSUT

12 Qershor 2020, 14:29 Nga DOSJA
Vijon përhapja e COVID-19, zbulohet një rast i ri që dyshohet se

TIRANË- Përhapja e COVID-19 vijon me ritme të shpejta dhe ditët e fundit situata është bërë alaramante. Sipas informacioneve mësohet se një rast i ri është zbuluar pas bërjes së testeve në Gjirokastër dhe dyshohet se ai është infektuar në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 48-vjeçar, i cili nuk ka asnjë shenjë klinike, por pas bërjes së testit ka rezultuar pozitiv.  48-vjeçari mësohet se ka qenë i shtruar në spital në QSUT dhe besohet se është infektuar gjatë trajtimit mjekësor.

Sot janë zbuluar dhe 31 raste të reja me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 300 persona, por vetëm 31 prej tyre janë të prekur me COVID-19. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Ndërkohë ka humbur jetën një 71 vjeçar nga Durrësi, i cili i shtruar prej më shumë se dy javësh në spitalin Infektiv. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 36.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 11:23

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka folur në konferencën e tij për shtyp lidhur me reagimin e “Euralusit” dhe mbledhjen e Komisionit për shkarkimin e tij nga d...