Bota

12 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA

KOSOVË– Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj teksa ka qenë i ftuar një natë më parë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, duket se është shprehur gabim në momentin që ai ka qenë duke folur për ish-kryeministrin Kurti.

Ai ka akuzuar Kurtin për shumë çështje mbrëmjen e së enjtes në këtë emision, duke thënë se kurti ka qenë i papërgatitur.

Por në një moment ai ka thënë se Kurti po bën “politikë feministe”, shprehje e cila u bëri përshtypje edhe dy moderatorëve, të cilët e pyetën se çfarë nënkupton  kjo shprehje lidhur me Kurtin.

Videoja e tij ku thotë se Kurti bën politikë feministe është bërë virale,  por ai e ka sqaruar se e kishte fjalën për “politikë fëmijërore”, e jo feministe.

“Unë mendoj se është mos përgatitja e Z.Kurti, politika feminsite, apo mungesa e guximit në situata të vështira.”– tha ai.

Moderatorja: Mu duk se thatë politikë feministe, çfarë nënkupton kjo Zoti  Lekaj?

Lekaj: Të gjithë përgjegjegjësinë për  të qeverisur Kosovën, për të qenë në krye të Qeverisë, për të mos u përballur me sfidat mendoj se është feministe.

Moderatorja: Ça ka lidhje kjo me feminizëm, a nuk  janë gratë të fuqishme për të mbajtur këto përgjegjësi dhe të përballojnë  këto sfida?

Lekaj: Nuk e thash feministe në atë kuptim, por fëminore, adoleshente.

“Të nderuar qytetarë, Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore.”- ka sqaruar ai përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti pal lekaj albin kurti pal lekaj

Sondazh

Poll