NATO kujton 21 vjetorin e ndërhyrjes së KFOR-it: Kosova hyri në një periudhë të re të paqes dhe zhvillimit
12 Qershor 2020, 09:25Nga DOSJA
KOSOVË- Kosova sot është shënon 21-vjetorin e çlirimit që erdhi falë ndërhyrjes së NATO-së përmes forcave të KFOR-it, të cilat zbarkuan në Kosovë në orët e para të 12 qershorit.
Në një komunikatë të lëshuar për media nga NATO, thuhet se pas 12 qershorit Kosova hyri në një fazë të re të paqes dhe zhvillimit.
“Në orët e para të 12 qershorit 1999, kontingjentet nga shumë shtete hynë në Kosovë nën shenjën e KFOR-it dhe filluan misionin e udhëhequr nga NATO-ja, që sot shënon përvjetorin e 21-të. Kosova hyri në një periudhë të re të paqes dhe zhvillimit, gjithashtu falë kontributit të KFOR-it për mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre. Përmirësimi dramatik i sigurisë në terren ka çuar në zvogëlim progresiv të KFOR-it nga 55,000 trupa sa ishin në vitin 1999 në rreth 3.500 trupa tani. Ushtarët nga njëzet e shtatë shtete nën komandën e Gjeneralmajorit Italian Michele Risi përbëjnë një forcë të fortë, të besueshme dhe parandaluese të cilët e shfaqin të njëjtën frymë, angazhim dhe entuziazëm sikurse pararendësit e tyre.”- thuhet në komunikatë.
Misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar ndërsa KFOR-i mbetet një faktor i domosdoshëm i stabilizimit për të ardhmen e Kosovës dhe për sigurinë rajonale.
“Besoj fuqishëm se situata stabile nga perspektiva e sigurisë është kusht i domosdoshëm për dialog dhe për bashkëpunim. KFOR-i do të vazhdojë ta japë kontributin e tij për ta kapërcyer situatën drejt një të ardhmeje më të ndritshme për gjeneratat më të reja të Kosovës.”- ka deklaruar gjeneral Risi me rastin e përvjetorit të KFOR-it.
SHBA– Dhjetëra grupe me eskspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë nëpër botë po punojnë për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19.Ndërkohë që numri i viktima...
KOSOVË– Koronavirusi nuk është zhdukur ende, ku edhe në Kosovë, një ndër vendet e prekura nga ky virus është edhe Kosova, ku ende vijon të shënojë raste të...
SHBA– Amerika është një nga vendet më të prekua. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,089,825 të infektuar dhe janë shënuar 116,035 vikitma. COV...
SHBA– Kompania amerikane bioteknike ‘Moderna’ ka konfirmuar se në SHBA do të nis faza e tretë e studimit për vaksinën kandidate anti-Covid-19, ku do të përfshi...
SHBA-Gjeneral Mark Milley, ushtaraku më i lartë i vendit, tha të enjten se veproi gabim kur shoqëroi Presidentin Trump më këmbë nga Shtëpia e Bardhë në sheshin ...
BRITANI- Mbretëresha Elisabetë e II ka pasi ka daltë nga izlomi ka marrë pushtetin në dorë ku menjëherë i është futur punës. Mediat e huaja kanë rapostuar se së...
TIRANË- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti si kryeministër është shkarkuar më ...
FRANCË- Emmanuel Macron mund të japë dorëheqjen dhe të bëjë zgjedhje të parakohshme sepse ai është i sigurt se do të fitojë sërish.Me dy vite të mbetura n...