Bota

“Një shtet ku sundon ligji”, Ambasadori gjerman për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë: Përkulem para viktimave të këtij

12 Qershor 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Një shtet ku sundon ligji”, Ambasadori gjerman për

KOSOVË– Ditën e sotme, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka sjellë në kujtesë hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, para  21-vitesh.

Ndër të tjera Heldt është shprehur se mbështetja e shtetit gjerman për Kosovën ka qenë për një shtet ku sundon ligji e për një shtet demokratik dhe jo si “dhuratë për disa”.

Më tej Ambasadori gjerman ka deklaruar se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtim për viktimat, por edhe për detyrimet që ka shteti për vitet e që do të vijnë.

“Në këtë ditë, 21 vjet më parë, NATO i dha fund një konflikti të tmerrshëm. Falënderues për më shumë se 50 mijë ushtarë të Gjermanisë që kanë shërbyer deri tash këtu. Përkulem para të gjitha viktimave. Ata na kujtojnë atë që është arritur nga ajo kohë, por edhe obligimet që duhet përmbushur. Kemi qëndruar dhe jemi për një shtet demokratik, multi-etnik, sundim të pavarur të ligjit, shërbime publike të pakorruptuara për të gjithë qytetarët, ekonomi të lirë, politika që i shërbejnë shtetit dhe njerëzve, media të pavarura kritike, liritë elementare dhe jo një shtet si dhuratë për disa.”- ka deklaruar Heldti.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni christian heldt kosove nato christian heldt kosove nato

Sondazh

Poll