Bota

“Na ndodhi ky tmerr”, Në Postën e Kosovës infektohen 12 punonjës me gjithë familjet e tyre

12 Qershor 2020, 08:14 Nga DOSJA
“Na ndodhi ky tmerr”, Në Postën e Kosovës infektohen

KOSOVË– Koronavirusi nuk është zhdukur ende, ku edhe në Kosovë, një ndër vendet e prekura nga ky virus është edhe Kosova, ku ende vijon të shënojë raste të reja.

Së fundmi numri është rritur djeshëm, ku sipas autoriteteve vendase mësohet se janë infektuar 12 punonjës në Postën e Kosovës së bashku me familjarët e tyre.

Ky infektim besohet që ka ndodhur, për vet faktin se punonjësit nuk kanë respektuar distancimin fizik.

Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, nga kjo e premte po përballen me gjendjen më të rëndë në historinë e Postës së Kosovës.

“Nga e premtja po perballemi me gjendjen ma te rende ne historine e Postes se Kosoves. Infektimi i një numri kaq të madh të punëtorëve e faktkeqesisht edhe anëtarë të familjeve të tyre, na ka shokuar. Dhjetëra të tjerë janë në ankth e presion psiqik në pritje të rezultateve e u bë një javë nga konfirmimi i rastit të parë. Pse na ndodhi ky tmerr në Postë? A ka qënë e mundur të parandalohet që së paku të mos marrë përmasa kaq të mëdha? Në asnjë zyrë në Drejtorinë e Postës nuk është respektuar distanca fizike as 30 centimetra!! Deri më tani janë 12 kolegë janë  konfirmuar pozitivisht. Prej tyre edhe familjarë, përfshirë fëmijë! Dikush duhet me dhënë përgjegjësi për këtë fatkeqësi që ka ndodhur e po ndodh në Postën e Kosovës! Kolegëve ju uroj shërim të shpejt. Jemi me ju.”- ka shkruar Hoti.

Prej fillimit të shpërthimit e deri më sot në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi  31 pacientë, janë infektuar  1.338 të tjerë, ndërsa janë shëruar plotësisht nga virusi 921 pacientë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll