Bota

Vend i tretë në botë më i goditur nga Covid-19/ Vdesin 1.239 persona në 24 orët e fundit në Brazil

12 Qershor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Vend i tretë në botë më i goditur nga Covid-19/ Vdesin 1.239

BRAZIL– Brazili është vendi i tretë në botë më i goditur nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja është bërë me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 30,000 raste të reja me Covid19.

Me këtë rritje ditore Brazili ka rregjistruar në total 802.828 pacientë të  infektuar prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë  konfimuar  1.239 viktima, duke e çuar në 40.919 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se tashmë Brazili është në vendin e tretë në botë pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, për numrin e viktimave nga Covid-19.

Ndërkohë shumë ekspertë paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve në Brazilit mund të jetë shumë më i madh, si shkak i mungesës së testimit masiv.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll