Bota

Alarm në Greqi/ Zhduket vajza 10-vjeçare, policia kërkon ndihëm e qytetarëve

12 Qershor 2020, 11:01 Nga DOSJA
Alarm në Greqi/ Zhduket vajza 10-vjeçare, policia kërkon

GREQI– Policia greke në Selanik ka nisur një hetim për zhdukjen e një vajze 10-vjeçare, ku nëna e saj pretendon se mund të jetë rrëmbyer gjatë kthimit të saj nga shkolla në Toumba ditën e djeshme.

Nëna e 10-vjeçares, Markella Verami, ka deklaruar për “Antenna TV” ditën e sotme se një nxënës i shkollës ka treguar se vajza e saj ishte me një grua që e thirri në emër kur fëmijët po dilnin nga shkolla rreth orës 1:30 të enjten.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë autoritetet greke kanë lëshuar gjithashtu një ‘Amber Alert’ duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të dhënë informacion mbi lëvizjet e 10-vjeçares, për të cilën nëna e saj ka treguar se ishte e veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, gjithashtu mbante një çantë të lehtë blu të hapur me lule.

Të dhëna të tjera janë bërë publike për vajzën, Markella (Μαρκeλλας Βερaμη), ajo ka flokë të gjatë kafe, është 1.50 metra e gjatë dhe peshon 46 kilogramë, njofton “Amber Alert” dhe organizata për fëmijët e humbur ”

Prandaj autoritetet kanë bërë thirrje që kushdo ka informacione për 10-vjeçaren, kërkohet që të telefonojë numrin e urgjencës së policisë 100 ose 11600 në linjën telefonike për fëmijët e zhdukur.

Burimi: CNN.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni markella verami zhduket vajza 10-vjeçare ne greqi μαρκeλλας βερaμη markella verami zhduket vajza 10-vjeçare ne greqi μαρκeλλας βερaμη

Sondazh

Poll