Bota

“Do kemi ekonomi të ulët për vite me rradhë”, Bill Gates: Këtë javë nis testimi i  një vaksinë eksperimentale për

12 Qershor 2020, 09:18 Nga DOSJA
“Do kemi ekonomi të ulët për vite me rradhë”,

SHBA–  Dhjetëra grupe me eskspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë nëpër botë po punojnë për prodhimin e një vaksine kundër Covid-19.

Ndërkohë që numri i viktimave dhe rasteve të reja shtohet çdo ditë e më tepër, ende nuk është zbuluar vaksina përfundimtare që lufton koronavirusin. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se  Fondacioni i miliarderit Bill Gate, do fokusohet me të gjitha burimet e tij në luftën kundër Covid-19.

Gates është shprehur se Fondacioni “Bill & Melinda Gates”, teksa ka dhuruar mbi  40 miliardë dollarë, do t’i kushtojë më shumë vëmendje pandemisë që ka vrarë më shumë mbi 400 mijë persona dhe ka gjunjëzuar shtetet me ekonominë më të fuqishme në të gjithë botën.

Do të keni ekonomi me nivele të ulëta të aktivitetit për vite me radhë. Pandemia mund t’i kushtojë ekonomisë globale dhjetëra triliona dollarë. Ne kemi marrë një organizatë që ishte e përqendruar në HIV,malarien dhe zhdukjen e poliomielitit, dhe pothuajse tërësisht e zhvendosëm atë për të punuar në këtë drejtim.”- është shprehur Gates.

Vullnetarët e shëndetshëm në Philadelphia dhe Kansas City, Misuri, do të fillojnë të testojnë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit, duke nisur nga kjo javë. Bioteknika e vogël Inovio Farmaceutikë me bazë në Pensilvani mori lejen rregullatore për të filluar testimin. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, së bashku me ndërmarrjet e tjera jofitimprurëse, kanë dhënë fonde për projektin e vaksinave.

Kujtojmë se Fondacioni i themeluesit të Microsoft Corp ka kontribuar 250 milion dollarë për të ndihmuar kundër Covid-19 si dhe po ripërcakton njësi të dedikuara për të luftuar sëmundje të tjera për t’u bashkuar në betejën kundër pandemisë.

Ndër të tjera Gates ka theksuar edhe mbështjetjen e tij ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit kundër akuzave nga Presidenti amerikan, Donald Trump se e kishte trajtuar keq çështjen e virusit.

OBSH është realisht shumë e rëndësishme dhe në të vërtetë duhet të marrë mbështetje shtesë për të kryer rolin e tyre gjatë kësaj epidemie.”– u shpreh Gates, duke shtuar se ai nuk beson se Trump do të ndjekë kërcënimin e tij për të tërhequr fondet ndaj Organizatës Botërore  të Shëndetit.

Burimi: NewsBrerak

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll