Bota

Lajmi i mirë nga Amerika/ Pritet të nisë faza e tretë e testeve për vaksinën anti-koronavirus

11 Qershor 2020, 21:16 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Amerika/ Pritet të nisë faza e tretë e

SHBA– Kompania amerikane bioteknike ‘Moderna’ ka konfirmuar se në SHBA do të nis faza e tretë e  studimit për vaksinën kandidate anti-Covid-19, ku do të përfshihen 30,000 persona. Mësohet se testet do të zhvillohen për vaksinën mRNA-1273.

Studimi i parë klinik i kompanisë përcaktoi se 100 miligram është niveli optimal i dozës për vaksinën e mundshme. ‘Moderna’ tha se planifikon të shpërndajë midis 500 milion deri në 1 miliard doza në vitin 2021, ndërkohë  tha se do fillojë të bashkëpunojë me prodhuesin e drogës zvicerane Lonza.

Kompania tha se qëllimi kryesor është inokulimi i njerëzve kundër simptomave COVID-19. Një qëllim dytësor për vaksinën është mbajtja e pacientëve jashtë spitalit me sëmundje të rëndë nga koronavirusi.

“Moderna është e përkushtuar të përparojë zhvillimin klinik … sa më të sigurt dhe të shpejtë të jetë e mundur për të demonstruar aftësinë e vaksinës sonë për të zvogëluar ndjeshëm rrezikun e sëmundjes COVID-19”, tha në një deklaratë shefi kryesor i mjekësisë Moderna, Dr Tal Zaks.

Burimi:upi.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll