Bota

Teknologjia nuk njeh moshë! Elizabeth i futet punës nëpërmjet ‘video-call-ve’, zgjedh të bisedojë me stafin mjekësor

11 Qershor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Teknologjia nuk njeh moshë! Elizabeth i futet punës

BRITANI- Mbretëresha Elisabetë e II ka pasi ka daltë nga izlomi ka marrë pushtetin në dorë ku menjëherë i është futur punës. Mediat e huaja kanë rapostuar se së funmi ajo ka zhvilluar një video konferencë. Ajo ka zgjedhur që fillimisht të flas me pjestarë të stafit shëndetësor ku dhe ka dikskutuar se si po e përjetojnë dhe përballojnë situatën e koronavirusit. Monarkja 94-vjecare u bë pjesë e videokonferencës nga kështjella Uindsor

“Kam dëgjuar histori dhe rrëfime interesante nga ana juaj. Jam shumë e kënaqur që munda t’ju bashkohem sot” ka thënë mbretëresha e Britanisë. Për bashkëbiseduesit e mbretëreshës thanë se gjithçka ishte e pabesueshme.

Trashëgimtari i Elisabetës, princi Charles, tha se javën e shkuar  ai kishte biseduar në ‘Face Time’ me familjen dhe miqtë gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

“Por nuk është e njëjta gjë apo jo? Ke nevojë të përqafosh dikë”, tha ai

Vetë mbretëresha ka treguar gjithnjë interes për teknologjinë e re. Ajo dërgoi e-mailin e parë të saj përpara shumë njerëzve të tjerë, nga një kompjuter në një bazë ushtarake britanike në 1976. Në 2014, ajo bëri postimin e parë në tëitter gjatë një vizite në muzeun e shkencës në Londër. Ndërsa kohët e fundit ajo mbajti edhe seanca të përjavshme nga Uindsori, me kryeministrin Boris Johnson, por e bëri këtë përmes një telefoni të modës së vjetër me disk.

Burimi:nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani elizabeth britani elizabeth

Sondazh

Poll