Politike

Mblidhet KP, drafti përfundimtar gati javën e ardhshme, opozita: Po punojmë për hartimin e garancive të marrëveshjes së 5

12 Qershor 2020, 06:20 Nga DOSJA
Mblidhet KP, drafti përfundimtar gati javën e ardhshme, opozita: Po

TIRANË- Sot u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë mbledhje u miratuan amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa drafti nuk ka kaluar ende në Komision. Në orën 17:00 ndërkohë do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Pas përfundimit të mbledhjes, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se beteja e saj në Këshillin Politik ka mbaruar tashmë do zhvendoset në parlament. Hajdari bëri me dije, se në parlament do të diskutohet për shtimin në draft të elementëve të kërkuar nga opozita parlamentare, të cilat janë listat e hapura, administrata zgjedhore dhe vota e emigrantëve.

Ndërkohë, bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, njoftoi se të hënën do të jenë gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku do të reflektohen edhe shqetësimet e opozitës. Përsa i përket reklamave politike në media, Gjiknuri tha se nuk do të ndalohen.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bëri me dije se Këshilli Politik do të vazhdojë punën, derisa hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit, të cilat janë administrimi i zgjedhjeve dhe identifikimi biometrik i votuesve.

Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me opozitën parlamentare. Pas takimit deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.

J.V. Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni parlamentar për reformën zgjedhore konsensusi per reformen zgjedhore damian gjiknuri komisioni parlamentar për reformën zgjedhore konsensusi per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll