Aktualitet

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Propozimi i doktor Stronit: Nëse do duhet izolim, të karantinohet pallati dhe jo i gjit

12 Qershor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja me Covid-19/ Propozimi i doktor Stronit: Nëse

TIRANË– Doktori Genti Stroni i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel ka folur mbi situatën e Covid-19 në Shqipëri, duke thënë se rikthimi i  vendit në karatinë është një tjetër vështirësi për popullatën.

Stroni ka thënë se nëse do të ketë raste të reja vetëm një pallat  mjafton të izolohet vetëm ai pallat, dhe jo  i gjithë qyteti, pasi sipas tij një karantinë e dytë për qytetarët do të shkaktonte stres, si edhe do të goditste ekonominë në vend.

“Do të doja në mënyrë kategorike që të mos ktheshim në karatinë sërish, por një këshillë për  të gjithë ato që duhet të marrin këto vendime do të duhet të mendojmë që nëse ne duhet të bllokojmë ose izolohemi në karatninë, izolimi duhet të jetë në mënyrë selektive. Që do të thotë se nëse në pallatin X kemi një  ose dy raste, normalisht duhet të hy në karantinë  ai pallat dhe jo i gjithë qyteti. Kjo do të prishte… do kalonte në një lloj stresi që tashmë u provua dhe rrjedhimisht nuk do të ishte në të mirë të popullatës.  Kurse kalimi në një stad  selektiv për vendet për fshatin ose qytetin  ku  mund të dali një rast i ri, mendoj se është luftë e epidemiologëve dhe  janë ata që  janë gjeneralët e kësaj lufte.”– ka thënë Stroni.

Kujtojmë që prej fillimit të kësaj jave në vendin tonë rastet me Covid-19 janë rritur ndjeshëm krahasuar me muajt e mëprashëm. Shifrat ditore të të infektuarëve kanë shkuar mbi 40.  Deri më tani numërohen 35 viktima dhe  1385 të infektuar, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genti stroni koronavirusi ne shqiperi genti stroni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll