Aktualitet

Të përfshirë në vrasje dhe të dënuar për armëmbatje pa leje/ Arrestohen 2 persona në Vlorë (EMRAT)

12 Qershor 2020, 07:34 Nga DOSJA
Të përfshirë në vrasje dhe të dënuar për

Vlorë- Policia e Vlorës ka arrestuar 2 persona, Vullnet Lelaj, 38-vjeç dhe Ergest Sina, 29 vjeç, të cilët ishin të dënuar me burg nga gjykata. Uniformat blu bëjnë me dije se Lelaj është dënuar nga gjykata me 6 vite burg për moskallëzimin e një vrasjeje. Ndërsa Ergest Sina është dënuar e 2 vite burg për armëmbatje pa leje.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit: Policia ka vënë në pranga 2 shtetas në kërkim, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata.

Njëri i dënuar me 6 vite, ndërsa tjetri me 2 vite burgim.

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërie dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, strukturat policore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë realizuar me sukses kapjen e dy shtetasve në kërkim:

● Vullnet Lelaj, 38 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Selenicë.

Ky shtetas është dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Moskallëzim krimi, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në korrik të vitit 2016, në fshatin Vranisht, ku për motive të paqarta mbeti i vrarë një 20-vjeçar nga Librazhdi.

Ky shtetas u kap duke udhëtuar me automjetin e tij në fshatin Ploç të Selenicës dhe është dënuar nga Gjykata edhe për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

● Ergest Sina, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për ngjarjen e ndodhur në janar të vitit 2016, në zonën e Skelës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ditën e djeshme, pas kapjes së këtij shtetasi është ushtruar kontroll në banesën e tij në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak (72 fishekë) dhe 1700 fara të dyshuara si cannabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergest sina vullnet lelaj ergest sina vullnet lelaj

Sondazh

Poll