Aktualitet

COVID-19/ Dy raste të reja në Krujë, infektohet mësuesi dhe nëna e një punonjëse fasonerie

12 Qershor 2020, 06:52 Nga DOSJA
COVID-19/ Dy raste të reja në Krujë, infektohet mësuesi dhe

Krujë- Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar 2 persona të infektuar me COVID-19 në Krujë. Dosja.al mëson se është prekur një grua, e cila u infektuar nga e bija e saj që punon në një fasoneri. Po kështu, infektuar është edhe një mësues.

 

Më herët Dosja.al raportoi se orët e fundit kanë rezultuar të infektuar edhe 5 persona në Vlorë.  Ndërkohë, ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 44 persona.Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Sakaq, shkoi në 35 numri i të vdekurve, pasi dje humbi jetën një 59-vjeçar nga Lushnja.  Numri i të shëruarve ka shkuar në 1001.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll