Aktualitet

Vrasja e Hekuran Billës/ Dyshohet se 40-vjeçari u ekzekutua nga një vrasës me pagesë, kohët e fundit autori ndoqi viktimë

12 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Vrasja e Hekuran Billës/ Dyshohet se 40-vjeçari u ekzekutua nga

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga ekzektumi i Hekuran Billës. Dyshohet se vrasja është kryer nga një vrasës me pagesë, i cili ka  ndjekur ditët e fundit viktimën.  Dosja.al mëson se  autori e ka ekzektuar 40-vjeçarin me automatik  tip “MP5” , e cila nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Arma është e ngjashme me ato që përdor Garda e Republikës.  Po kështu, të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe mjeti tip Benz, me portobagazh, i cili u gjet i djegur në Pezë e Vogël, nuk rezulton i regjistruar. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur  edhe 50 gëzhoja.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll