Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit/ Autorët u përpoqën të mos linin gjurmë, makinën tip “Benz” e vodhën në Kukës, i vunë tar

12 Qershor 2020, 07:08 Nga DOSJA
Ekzekutimi i biznesmenit/ Autorët u përpoqën të mos linin

Tiranë- Autorët që ekzektuan biznesmenin Hekuran Billa kanë menduar gjithçka me detaje, me qëllimin që të mos linin asnjë gjurmë. Dosja.al mëson se makina tip “Benz” , e cila u përdor gjatë atentatit është vjedhur në Kukës, ndërsa targat i përkasin një mjeti tip “Renault”. Këto targa i janë vjedhur mjetit “Renault” që rezulton i regjistruar në Lezhë. Pas atentetit autorët i vunë flakën makinës në Pezë e Vogël.  Ndërkohë mësohet se kamerat e sigurisë së bizneseve përreth kanë kapur autorët gjatë momentit të atentatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll