Aktualitet

Atentat tek Komuna e Parisit, vritet biznesmeni Hekuran Billa me silenciator, pamjet teksa qëndron ulur brenda mjetit “BMW X6

11 Qershor 2020, 19:58 Nga DOSJA
Atentat tek Komuna e Parisit, vritet biznesmeni Hekuran Billa me silenciator,

TIRANË– Hekuran Billa, 40 vjeç dhe me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar mbrëmje e sotme me një amrë zjarri me silenciator.

Dosja.al mëson se atentati ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në orën 22:00, në momentin që Billa po lëvizte me makinën e tij të llojit “BMW X6”, në zonën “Komuna e Parisit”, pranë qendrës ‘Kristal’.

Një person, ende i paidentifikuar është afruar pranë xhamit të makinës, nga ana e shoferit, dhe ka qëlluar mbi Billën, duke e lënë të vdekur. Baniorët e zonës kanë treguar se fillimisht kanë menduar se bëhej fjalë për një aksident, pasi pas të shtënave, mjeti i Billës, është përplasur me dy makina të tjera, që ishin parkuar në këtë zonë.

Dosja.al, sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes, foto dhe video ku duke trupi i viktimës, i shtrirë brenda makinës dhe zona e rrethuar nga forca të shumta policie.

Por, kush është Hekuran Billa?

Hekuran Billa, i njohur edhe me emrin Herland Bilali në Angli, 40-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rezulton të jetë një person me precedentë penalë. Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën e Billës, i cili në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë zjarri. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku.

Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit. Sipas kërkimeve në faqet zyrtare të QKR-së, biznesmeni Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. “Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima. Gjithashtu, mësohet se Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll