Aktualitet

Shifrat alarmante të COVID-19, Pipero: Distanca fizike dhe larja e duarve janë të mbajtueshme për të mbajtur larg virusin

11 Qershor 2020, 20:11 Nga DOSJA
Shifrat alarmante të COVID-19, Pipero: Distanca fizike dhe larja e duarve

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për situatën e COVID-19 në Shqipëri dhe ka përsëritur edhe njëherë këshillat se si mund të ruhen qytetarët. Në një intervistë në Syri Tv, Pipero u shpreh se distanca fizike dhe larja e duarve janë masat që mund të mbajnë larg virusin.

Pas hapjes totale ka patur shtim të numrit të rasteve. Unë e quaj shifër reale. Ajo që duhet të analizojmë janë rastet e shtuara. Nuk ndaj të njëjtin mendim me Dr.Tanin. E kam thënë disa herë dhe vazhdoj. Duke qenë përballë një virusi të panjohur dhe një pandemie historike.

Duke qenë përballë udhëzimeve të OBSH për të marrë masa për distancimin social, por parë në këndvështrimi global, mendoj kjo pandemi aq historike është edhe në mësimin që na ka dhënë. Distanca fizike dhe kujdesi për duart janë të mjaftueshme për ta mbajtur virusin nën kontroll“, u shpreh Pipero.

Deklarata vjen në një kohë kur sot është regjistruar një numër rekord me të infektuar. Në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 44 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Mes të infektuarve 9 janë personel shëndetësor. Ndërkohë numri i përgjithshëm i personave të prekur ka shkuar në 1385.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 pellumb pipero

Sondazh

Poll