Aktualitet

Digjet një makinë në Pezë të Vogël, dyshohet se është përdorur në atentatin kundër 40-vjeçarit

11 Qershor 2020, 20:42 Nga DOSJA
Digjet një makinë në Pezë të Vogël, dyshohet se

TIRANË- Një automjet tip ‘Renault’ është gjetur i djegur sot në mbrëmje në Pezë të Vogël. Deri tani dyshohet se makina që është gjetur e djegur është përdorur në atentatin kundër 40-vjeçarit Hekuran Billa që ndodhi tek Komuna e Parisit në Tiranë. 

Nga ana tjetër mësohet se Policia e Tiranës ka shkuar në vendin ku është gjetur e djegur makina dhe ka nisur hetimet për të zbuluar prova që mund të çojnë në zbardhjen e ngjajres.

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në vendin e njohur si Komuna e Parisit. 40-vjeçari Hekuran Billa, i cili ishte me precedentë të mëparshëm penal. Billa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X6” dhe deri tani mësohet se është qëlluar me armë me silenciator. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe në një njoftim për mediat shkruan se po punon për kapjen e autorit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran billa vrasje tek komuna e parisit hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll