Aktualitet

Sgarbi flet për shembjen e teatrit: Po të isha kryetar bashkie do e ruaja, kishte një arkitekturë të thjeshtë e fashiste

11 Qershor 2020, 20:03 Nga DOSJA
Sgarbi flet për shembjen e teatrit: Po të isha kryetar bashkie do e

TIRANË- Kritiku italian Vittori Sgarbi është shprehur sot se ai ka qenë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe këtë ia kishte thënë dhe Edi Ramës, por nuk ishte dëgjuar. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Sgarbi u shpreh se ai kur kishte ardhur në Shqipëri kishte pyetur për teatrin dhe i kishin thënë se ishte shembur.

Nuk isha pro ose kundër, unë pash fotografitë dy vjet më përpara. Për shkak të brishtësisë dhe aktorët e kuptonin dhe ka qenë një dëshirë për një teatër të ri. Por unë nuk doja që të isha pjesë e një polemike. Po të isha unë kryetar bashkie i qytetit nuk do e shembja, nuk do e përdorja si teatër, por godina duhej të ruhej. Unë nuk dua të futem në politikën e brendshme, por kur erdha dhe pyeta se ku është teatri më thanë që ishte prishur se nuk mund të restaurohej, por nuk u futa më tej në polemike dhe nuk dua të futem dhe tani në polemikë”, u shpreh Sgarbi.

Më tej ai foli dhe për arkitekturën, duke thënë se ishte e thjeshtë dhe fashiste, por nëse ai do kishte forcë vendimarrje ai do e ruante godinën që ta kthente në një muze.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar vittorie sgarbi shembet teatri kombetar vittorie sgarbi

Sondazh

Poll