Aktualitet

FOTOT/ Xhami i bërë shoshë nga plumbat, ja çfarë ka mbetur në vendin ku u vra Hekuran Billa

11 Qershor 2020, 21:26 Nga DOSJA
FOTOT/ Xhami i bërë shoshë nga plumbat, ja çfarë ka

TIRANË- Fotot që shini më poshtë janë ajo çka mbetur nga atentati i ndodhur kundër 4-vjeçarit Hekuran Billa tek Komuna e Paririsit. Siç shihet nga fotot e LSA, xhami nga ana e shoferit (makina e bardhë) është i bërë shoshë, që tregon se mbi Billën është qëlluar disa herë.

Kjo tregon se autori apo autorët kanë zbrazur disa plumba mbi objektivin e tyre, duke e lënë të vdekur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me grupin e kriminalistikës dhe po punon për sigurimin e provave.         

40-vjeçari u vra me silenciator mbrëmjen e sotme teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”. Zona është rrethuar nga policë të shumtë, ndërkohë që paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë. Motivet nuk dihen ende, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll