Aktualitet

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, kush është Hekuran Billa që u ekzekutua mbrëmjen e sotme me silenciator, biz

11 Qershor 2020, 20:41 Nga DOSJA
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, kush

TIRANË– Hekuran Billa, 40-vjeçari që u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rezulton të jetë një person me precedent penalë. Dosja.al ka zbardhur detaje mbi të shkuarën e Billës, i cili në vitin 2008, rezulton të ketë kryer një vrasje me armë zjarri.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Angleze, lexohet se Billa është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një personi të identifikuar si Prel Marku.

Në atë kohë, Billa, ishte 28 vjeç, ndërsa viktima, 22. Vendimi i Gjykatës së Anglisë është njohur nga drejtësia shqiptare, dhe për pasojë, biznesmeni me origjinë nga Kukësi është ekstraduar drejt Shqipërisë, në vitin 2015.

Vendimi i huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa, i dtl.14. 09.1980, lindur në Kukës dhe banues në Domje Tiranë, i dënuar per veprat penale “Vrasje”; “Vrasje” mbetur ne tentative dy herë ; si dhe “Plagosja me dashje për të shaktuar lëndim të rëndë trupor”; vepra penale të cilat korespondojnë me veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e parashikuar nga neni 79/dh i K.Penal të Republikës së Shqipipërisë. Caktimin e dënimit me burgim të përjetshëm, për shtetasin shqiptar Hekuran Billa. Vuajtja e denimit per te denuarin Hekuran Billa, te filloje më datë 15.11.2007. Kunder vendimit lejohet ankim brenda 10 ditesh nga e nesermja e shpalljes ne Gjykaten e Apelit Tirane. Kunder vendimit ka bere ankim per te  denuarin Hekuran Billa, avokatet Ramiz Billa dhe Seit Zeqiri  duke kerkuar nga gjykata lenien ne fuqi te vendimit persa i perket njohjes se vendimit penal të huaj Nr.T.20087287 datë 14.10.2008 të Gjykatës së Kurorës Snaresbook, Angli, të dhënë ndaj shtetasit shqiptar Hekuran Billa por duke i caktuar nje denim sa me te ulet. Ne seancen e sotme gjyqesore te zhvilluar ne Gjykaten e Apelit Tirane prokurorja Fatjona Memcaj kerkoi te vendoset mospranimi i ankimit pasi eshte bere nga persona te palegjitimuar,”– thuhet në vendimin e marrë nga drejtësia shqiptare.

Por për arsye të pashpjegueshme, 40-vjeçari ka dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën e tij, deri në mbrëmjen e sotme, ku u ekzekutua me silenciator tek Komuna e Parisit.

Sipas kërkimeve në faqet zyrtare të QKR-së, biznesmeni Hekuran Billa rezulton të ketë aktiv një biznes të tijin në Tiranë, ku jep makina me qira. “Car rent Albania”, quhet biznesi që administronte viktima.

Gjithashtu, mësohet se Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli. 40-vjeçari u vra me silenciator mbrëmjen e sotme teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”. Zona është rrethuar nga policë të shumtë, ndërkohë që paraprakisht raportohet se bëhet fjalë për një atentat të mirtëfilltë. Motivet nuk dihen ende, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll