Aktualitet

Vrasja në Tiranë, Policia: U qëllua teksa po lëvizte me makinë, po punohet për kapjen e autorit

11 Qershor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Vrasja në Tiranë, Policia: U qëllua teksa po lëvizte me

TIRANË- Policia e Tiranës ka reaguar për vrasjen në Tiranë. Në një njoftim për mediat ka bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 22:00 në Komunën e Parisit, por nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur. Më tej në njoftimin për mediat bëhet me dije se viktimë ka mbetur Hekuran Billa, i cili ishte duke levizur me makinën e tij. 

Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij.  Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe sekuestrimin e çdo prove të vlefshme qê do çojë në identifikimin e autorit“, shkruan Policia.

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në vendin e njohur si Komuna e Parisit. 40-vjeçari Hekuran Billa, i cili ishte me precedentë të mëparshëm penal. Billa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X6” dhe deri tani mësohet se është qëlluar me armë me silenciator. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe në një njoftim për mediat shkruan se po punon për kapjen e autorit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran billa policia tirane vrasje tek komuna e parisit hekuran billa policia tirane vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll