Politike

Thaçi vizitë të papritur në Tiranë, Basha tregon takimin me Presidentin: Biseduam për zhvillimet aktuale

11 Qershor 2020, 16:28 Nga DOSJA
Thaçi vizitë të papritur në Tiranë, Basha tregon

TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot në Tiranë, në një vizitë jozyrtare. Thaçi pasdite ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën.

Në një reagim në mediat sociale, Basha ka treguar detaje nga takimi me Thaçin. Më tej Basha shkruan është i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara.

Me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi biseduam për zhvillimet aktuale & ato të pritshme në Kosovë.”Forcimi i shtetit të Kosovës,bashkëpunimi me partnerët SHBA&BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik janë sfidat e Kosovës në të cilat unë dhe PD do të vijojmë të japim mbështetjen dhe kontributin tonë të pakursyer. Jam i bindur se me pjekuri, durim, forcë e mençuri politikanët e Kosovës do t’i tejkalojnë me sukses të gjitha sfidat që kanë përpara”, shkruan Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hashim thaci ne tirane lulzim basha thaçi takohet me bashen hashim thaci ne tirane lulzim basha thaçi takohet me bashen

Sondazh

Poll